Politika 13 December 2024, 20:38 Nga VNA

E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn takon kreun e GJKKO/ Ambasada e SHBA: Mbështetje luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Ndaje në Whatsapp
E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn takon kreun e GJKKO/ Ambasada e SHBA:

E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn u takua me kryetarin në detyrë të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Erjon Bani.

Ambasada e SHBA në vendin tonë thotë se gjatë takimit është riafirmuar angazhimi i SHBA në mbështetje të luftës së Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Ata diskutuan rolin thelbësor të gjykatës në sigurimin e drejtësisë, dhënien fund pandëshkueshmërisë dhe forcimin e besimit publik, si dhe mundësitë për bashkëpunim të vazhdueshëm për të ruajtur të drejtën, pavarësinë dhe integritetin në vendimet gjyqësore”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

 

Video

Fakulteti i Mjekësisë bojkoton mësimin për t'iu bashkuar protestës studentore.

“Do të të kalb në burg” / Zbardhet mesazhi që pretendohet se Gogu i çoi Veliajt në emër të Ramës

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme