Politika 12 December 2024, 22:29 Nga VNA

Berisha: Do të çojmë reformën në drejtësi në Venecia

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Do të çojmë reformën në drejtësi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se, pasi të bëhet kryeministër, do të kërkojë ndërhyrjen e menjëhershme të Komisionit të Venecias në reformën në drejtësi. Gjatë një interviste në emisionin "Opinion", Berisha theksoi se ky komision ka eksperiencën më të madhe dhe është i domosdoshëm për të korrigjuar mangësitë e reformës aktuale. Sipas tij, SPAK është një "organizatë kriminale", duke e krahasuar me prokurorinë e regjimit të Enver Hoxhës.

"Ndërhyrje e menjëhershme me Komisionin e Venecias. Ky institucion ka eksperiencën më të madhe se çdo institucion tjetër. Ata e përjashtuan Komisionin e Venecias. Rama i futi rekomandimet e Komisionit të Venecias një nga një në ligje organike dhe krijoi këtë reformë ku qytetari është pa proces ligjor të drejtë dhe i duhet të paguajë ryshfete. Ka një prokurori politike, ashtu siç ishte prokuroria e Enver Hoxhës. SPAK sot është një organizatë kriminale" - tha Berisha.

Video

Fakulteti i Mjekësisë bojkoton mësimin për t'iu bashkuar protestës studentore.

“Do të të kalb në burg” / Zbardhet mesazhi që pretendohet se Gogu i çoi Veliajt në emër të Ramës

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme