Politika 12 December 2024, 13:15 Nga VNA

Berisha denoncon në Parlament: Shpëtohet Xhaçka sepse Rama është 30% i investitorëve strategjik

Ndaje në Whatsapp
Berisha denoncon në Parlament: Shpëtohet Xhaçka sepse Rama
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit denoncoi aktin e fundit të maxhorancës mbi mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

"Kjo që ndodh në këtë parlament e pashembullt. Maxhorancë në parzmore të grabitjes së pasurisë publike nga ministra e qeveritarë. Në histori botërore nuk ka ndodhur që në ministre bëri burrin investitor dhe pas përvetësoi duke përdorur pushtetin publik, për të pasuruar veten dhe familjen, 10 mijë metra katror tokë publike. Ju poshtëron Kushtetutën, vendin dhe mbani këtu njeriun e ndëshkuar nga Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias. Fijet e Olta Xhaçkës që bëhet personazh këtu kanë të lidhura direkt me Edi Ramën. Sepse është 30% i investitorëve strategjik. Flamuri juaj i zi i hajdutit meriton të digjet në sheshin "Skënderbej". Të gjitha sferat që çojnë tek Edi Rama nuk mund të diskutohen. Vilma Nushi, bashkëshortja e kushëririt që nuk vjen të dëshmojë. Ilir Beqja dënohet për paratë e donatorëve dhe jo të Shqipërisë. Maxhorancës Xhaçka, Kushtetuta Xhaçka"-tha Berisha.

Video

Fakulteti i Mjekësisë bojkoton mësimin për t'iu bashkuar protestës studentore.

“Do të të kalb në burg” / Zbardhet mesazhi që pretendohet se Gogu i çoi Veliajt në emër të Ramës

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme