Politika 12 December 2024, 09:58 Nga VNA

Shehaj sulmon Lapaj: Sponsorizohet nga Rama, shpenzime të pajustifikuara

Ndaje në Whatsapp
Shehaj sulmon Lapaj: Sponsorizohet nga Rama, shpenzime të pajustifikuara

Agron Shehaj ka hedhur akuza ndaj partive të reja që mes tyre ka projekte të kryeministrit Rama për të manipuluar garën politike. Në intervistën me Eni Vasilin, Shehaj vuri theksin te burimet financiare të këtyre partive, duke ngritur dyshime për transparencën dhe mënyrën se si mbulojnë shpenzimet e larta.

“Si mund të bëhen fushata dhe aktivitete politike që kushtojnë miliona euro pa bërë publike burimet e financimit?” – tha Shehaj. Ai solli shembullin e shpenzimeve që kërkon një takim i zakonshëm në Shqipëri: “Në një takim në Durrës kemi harxhuar më shumë se 10 mijë euro për organizimin. Imagjinoni kur bëhen 100 takime kudo në Shqipëri, jo më jashtë vendit. Janë miliona euro shpenzime. Kush po i financon këto?”

Shehaj nënkuptoi se Adriatik Lapaj, i cili është i vetmi i cili ka organizuar takime edhe jashtë vendit, mund të jetë ndër ata që sponsorizohen nga qeveria: “Unë i ftoj qytetarët të përdorin logjikën dhe të mos bien pre e projekteve të qeverisë që kanë futur dorën në garën e partive të reja. Gara nuk është e drejtë kur në të ndërhyn ai që ka pushtetin absolut.”

Ndonëse nuk e përmendi drejtpërdrejt emrin e Lapajt, referencat e tij për shpenzimet e larta dhe aktivitetet ndërkombëtare nxitën dyshime se sulmi i tij ishte i drejtpërdrejtë ndaj këtij subjekti politik.

Video

Vijon protesta para Kryeministrisë

Një grup protestuesish kanë tentuar të zhvendosin protestën e tyre drejt hyrjes anësore të Kryeministrisë, e cila përdoret nga kryeministri Edi Rama. Por efektivët e forcave Shqiponja kanë ndërhyrë, duke mos lejuar grumbullimin e tyre në këtë pjesë të godinës dhe duke i zhvendosur drejt hyrjes kryesore të Kryeministrisë.

Toni Gogu pranon takimin me Veliajn por mohon ultimatumin e Ramës. Kush e provon çfarë u tha në burg?

Policia kanë shoqëruar disa qytetarë që po kalonin pranë zonës ku po zhvillohet protesta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë. Qytetarët janë ndaluar teksa po ecnin në trotuar, pa u evidentuar ndonjë incident në momentin e ndërhyrjes. Ende nuk dihen arsyet e shoqërimit të qytetarëve dhe nëse ndaj tyre ka pasur ndonjë dyshim për shkelje të ligjit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme