Politika 13 December 2024, 14:44 Nga VNA

Berisha sulmon diplomatët shqiptarë: Të përfshirë në krim elektoral. Sulmojini me domate e vezë

Ndaje në Whatsapp
Berisha sulmon diplomatët shqiptarë: Të përfshirë

"Ambasadat janë në një veprimtari elektorale të ethshme. Ndaj unë u kërkoj degëve të PD kudo që janë të organizojnë manifestime dhe demonstratat më të rrezikshme para narkoambasadave të narkorepublikës së Shqipërisë". Kështu deklaroi kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke bërë një thirrje të fortë për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, duke i inkurajuar ata të protestojnë përpara ambasadave të Shqipërisë dhe të godasin ato me vezë dhe domate. Kjo thirrje erdhi në kuadër të akuzave të tij ndaj qeverisë, të cilën ai e akuzon se është përfshirë në “vjedhjen” e zgjedhjeve të vitit 2025 duke përdorur misionet diplomatike jashtë vendit. Ai u bëri thirrje shqiptarëve jashtë vendit të reagojnë dhe të dërgojnë një mesazh të qartë përmes protestave të fuqishme, që do të shprehnin kundërshtimin e tyre ndaj atyre që ai i konsideron abuzues të sistemit zgjedhor. Madje ai ftoi shqiptarët që jetojnë jashtë kudo, në çdo shtet, të mobilizojnë gjithë forcën e tyre, të përdorin vezë dhe domate kundër selive dhe punonjësve të ambasadave të implikuar në veprimtari kriminale elektorale, të ndaluar me ligj.

Video

Fakulteti i Mjekësisë bojkoton mësimin për t'iu bashkuar protestës studentore.

“Do të të kalb në burg” / Zbardhet mesazhi që pretendohet se Gogu i çoi Veliajt në emër të Ramës

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme