Politika 13 December 2024, 16:56 Nga VNA

Berisha drejt Strasburgut për “non grata”: A po e tërheq PD-në në betejën e tij personale

Ndaje në Whatsapp
Berisha drejt Strasburgut për “non grata”: A po e tërheq

Më pak se 5 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, Sali Berisha do të nisë një tjetër betejë ligjore, këtë herë në Strasburg. Në një konferencë për shtyp, ai tha se avokatët e tij po merren me shqyrtimin e mundësisë për në Strasburg për të apeluar vendimin e formës së prerë të Britanisë së Madhe për shpalljen e tij non grata.

“I gjithë ky proces, i cili është i dokumentuar një proces kangur, që diskrediton çdo vend të lirë, kishte një synim që unë të padisja për shpifje siç veprova me sekretarin Blinken. Por problemi ishte se Mbretëria e Bashkuar kishte një gjykatë të veçantë për këtë çështje dhe asgjë nuk merrej nga gjykata e zakonshme pa kaluar në këtë kanal,” tha Berisha, pa përmendur shumën e majme, rreth gjysmë milion euro, që familja e tij pagoi për avokatët në Britaninë e Madhe.

Në kohën kur partia më e madhe në opozitë përgatitet për përballjen elektorale me mazhorancën, një betejë e re ligjore e kryetarit të saj duket qartë si një përdorim i forcës politike për të zgjidhur hallet personale. Tashmë me logo dhe vulë, Sali Berisha po e tërheq zvarrë PD-në drejt betejave ligjore për çështjen e non gratave të tij dhe familjes së tij. Edhe pse fillimisht premtoi se nuk do ta përfshinte PD-në në betejën e tij me Departamentin e Shtetit dhe qeverinë britanike, Sali Berisha nuk e mbajti kurrë këtë premtim.

Video

Fakulteti i Mjekësisë bojkoton mësimin për t'iu bashkuar protestës studentore.

“Do të të kalb në burg” / Zbardhet mesazhi që pretendohet se Gogu i çoi Veliajt në emër të Ramës

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme