Politika 13 December 2024, 15:30 Nga VNA

Berisha në krah të Holta Zaçaj/Mandati i saj mbaron në fund të vitit 2025

Ndaje në Whatsapp
Berisha në krah të Holta Zaçaj/Mandati i saj mbaron në

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me mbarimin e mandatit të një prej anëtareve të Gjykatës Kushtetuese. Berisha është shprehur se : Përplasje tipike e narkoshtetit. Çfarë ndodh? Sadushi i propozon Sadushit. Nuk ka akt më qesharak mi tokë. Sadushi i propozon Sadushit, kështu mund ta quaj unë këtë. Dmth, kryetares së Gjykatës Kushtetuese i skadon mandatin, ajo këtë nuk e ka fshehur. Kushtetuta në asnjë nen nuk autorizon asnjë institucion tjetër, përvec gjykatës që të shpallë vakancën. Ma gjeni ju, shkoni e lexoni. Ku shkruhet që Gjykata e Lartë shpall vakancën e Gjykatës Kushtetuese. Është si me thënë, Apeli shpall vakancën e Gjykatës së Lartë. Kjo është drejtësi, çfarë ti thuash, bande. Sadushi, se ku është problemi, problemi është i fortë. Zonjës në fjalë i mbaron mandati në 31 dhjetor, ajo e ka shprehur këtë dhe normalisht Gjykata Kushtetuese duhet të shpallë vakancën se ja ka lënë ligji. E shpall Sadushi, kryetar i KED-së, dëgjojeni pak se është e bukur, kryetari  KED-it. KED-i është institucioni kushtetues që i propozon, pasi i shqyrton kandidaturat, Gjykatës së Lartë. Pra, Sadushi i propozon Sadushit. Nuk ka akt më qesharat. Të paktën në këtë rast, Sadushi nga njëri funksion duhet të japë dorëheqjen. Por ku e le Xhafaj me dhënë dorëheqjen. Ai do me çdo kusht dhe thotë, jo, skadon në Mars, në mënyrë që ti kapë vetë ai të 3 kandidaturat. Ajo skadon në 31 dhjetor dhe kjo e ka në rregull. Viti nuk mbaron në mars, por në 31 dhjetor. Është një zhvillim tipik i narkoshtetit, ku Sadushi i propozon Sadushit dhe nuk besoj se ka nevojë për koment tjetër.  Sadushi i KED-së i propozon Sadushit të Gjykatës së Lartë. Kjo është drejtësia e Xhorxh Sorosit. Narkodrejtësia.".

Video

Fakulteti i Mjekësisë bojkoton mësimin për t'iu bashkuar protestës studentore.

“Do të të kalb në burg” / Zbardhet mesazhi që pretendohet se Gogu i çoi Veliajt në emër të Ramës

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme