Bota 21 May 2025, 19:33 Nga VNA

Do e transferonin në kampin e Gjadrit, marokeni mbyt veten me lidhëset e këpucëve brenda qelisë në Itali

Ndaje në Whatsapp
Do e transferonin në kampin e Gjadrit, marokeni mbyt veten me lidhëset

Hamid Badoui vrau veten në seksionin e "të sapoardhurve" të burgut Lorusso dhe Cutugno në Torino, të hënën më 19 Maj. Nga informacionet e marra nga shtypi dhe avokati i tij, shtetasi me origjinë marokene ishte 42 vjeç dhe jetonte në Itali prej më shumë se dhjetë vjetësh.

Ai vrau veten me lidhëset e këpucëve, vetëm disa orë para seancës gjyqësore. Akuza: rezistencë, fyerje dhe plagosje pas një sherri me disa bashkatdhetarë në një dyqan cigaresh.

Mediat italiane raportojnë se Hamidi jetonte në kushte të vështira, i shtypur nga burokracitë, dhe muajt e fundit ishte përpirë në vorbullën e Qendrave të Paraburgimit të Riatdhesimit: së pari ajo në Bari, pastaj transferimi në Shqipëri, në Qendrën e Paraburgimit në Gjadër, pas ndryshimeve në Paktin midis Italisë dhe Shqipërisë.

Sipas rrëfimit të tij, transferimi i detyruar u krye me kyçet e duarve të lidhura me lidhëse plastike, si të një të burgosuri, edhe pse ai ishte në paraburgim administrativ.

Pas kësaj vdekjeje nuk fshihet vetëm një çështje gjyqësore e izoluar, por e gjithë struktura e një sistemi që ndëshkon brishtësinë. Në Torino, ky nuk është rasti i parë i një “vetëvrasjeje” pas hekurave: vdekjet e Moussa Balde dhe Faisal Hossein kanë demonstruar tashmë se si funksionon dhuna institucionale dhe përsëritet sistematikisht.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme