Bota 18 May 2025, 07:54 Nga VNA

Anija e Marinës Meksikane përplaset me Urën Bruklin në New York, humbin jetën 2 persona, plagosen 19 të tjerë

Ndaje në Whatsapp
Anija e Marinës Meksikane përplaset me Urën Bruklin në New

Dy persona kanë humbur jetën dhe të paktën 19 të tjerë janë plagosur pasi një varkë e gjatë stërvitore e Marinës Meksikane u përplas në Urën e Bruklinit në New York City, tha kryebashkiaku i qytetit.

Eric Adams tha se anija Cuauhtémoc humbi energjinë elektrike para përplasjes të shtunën në mbrëmje. Zyrtarët amerikanë thanë se 277 persona ishin në bordin e anijes.

Pamjet tregojnë direkët gjigantë të anijes Cuauhtémoc duke prerë urën ndërsa anija po kalonte nën strukturën e famshme të shtunën në mbrëmje.

Autoritetet thanë se anëtarët e ekuipazhit po qëndronin mbi direkë në kohën e përplasjes, kur ato u thyen dhe ranë në kuvertë.

Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, tha në X se dy persona vdiqën dhe 19 u plagosën, përfshirë dy prej të cilëve në gjendje kritike. Në bord ishin gjithsej 277 persona.

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme