Bota 20 May 2025, 19:51 Nga VNA

Rubio: Nuk kemi diskutuar për dëbimin e palestinezëve nga Gaza në Libi

Ndaje në Whatsapp
Rubio: Nuk kemi diskutuar për dëbimin e palestinezëve nga Gaza

Ministri i Jashtëm i SHBA-ve, Marco Rubio, deklaroi të martën se Shtetet e Bashkuara nuk kanë diskutuar dëbimin e palestinezëve nga Gaza drejt Libisë, por konfirmoi se Uashingtoni ka kontaktuar me disa vende të rajonit për të parë nëse janë të gatshme të pranojnë palestinezë që dëshirojnë të largohen vullnetarisht.

“Ajo që kemi diskutuar me disa vende është nëse dikush dëshiron të largohet vullnetarisht për një periudhë – sepse është i sëmurë, sepse fëmijët kanë nevojë për shkollë apo për ndonjë arsye tjetër – nëse ka vende të gatshme t’i pranojnë përkohësisht,” tha Rubio gjatë një seance të Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit. Ai shtoi se nuk i dihet nëse Libia është përmendur si vend pritës në këto diskutime, sipas agjencisë Reuters.

Rubio shtoi gjithashtu se SHBA përshëndet rifillimin e dërgesave të ushqimeve në Gaza, duke theksuar se 100 kamionë të tjerë pritet të kalojnë pas atyre të parë, dhe se mund të pasojnë edhe më shumë ditët në vijim.

Lidhur me negociatat e vazhdueshme me Iranin, Rubio tha se ato fokusohen kryesisht në aftësinë e Teheranit për pasurimin e uraniumit.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme