Kronika 20 May 2024, 13:51 Nga VNA

Detaje nga dosja e SPAK/ Vëllai i ish deputetit socialist, plan kundër Arben Ndokës

Ndaje në Whatsapp
Detaje nga dosja e SPAK/ Vëllai i ish deputetit socialist, plan kundër

Detaje të reja kanë dalë nga hetimet e SPAK. Në përgjime pjesë dhe Xhelal Rraja.

Xhelal Rraja, vëllai i ish deputetit socialist Rrahman Rraja, dyshohet nga prokuroria e Posaçme, se ishte pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Durim Bami dhe po thurte plan për të vrarë ish kolegun e vëllait të tij, ish deputetin tjetër socialist Arben Ndoka.

Ndaj Xhelal Rrajës rëndojnë dyshimet për akuzën e "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Arben Ndoka.

Ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar se shtetasit Durim Bami, Endrit Dokle, Xhelal Rraja dhe

Marklen Haka kanë konsumuar elementët e veprave penale të "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve

materiale për të kryer vrasje” kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar

kriminal, "Grupit të strukturuar kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”

qëllim vrasjen e shtetasit Arben Ndoka, në datën 28.01.2021, kur ky të shkonte për kafe dhe qokë në

Rrugën e "Elbasanit”, pasi kishte vdekur një gjyqtar nga Lezha. Ky dyshim rezulton nga provat e

paraqitura nga organi i prokurorisë, bashkëlidhur kërkesës për gjykim, të administruara nga gjykata, nga

ku konkretisht provohet dyshimi se:

Shtetasi Endrit Dokle ka pasur rolin e sigurimit të informacionit për lokalizimin e shtetasit Arben

Ndoka dhe njoftimin e pjestarëve të tjerë të grupit; shtetasi Durim Bami ka pasur rolin e

organizatorit të të gjithë aktorëve me qëllim lokalizimin, vëzhgimin dhe realizimin e vrasjes së

shtetasit Arben Ndoka; shtetasi Xhelal Rraja ka pasur rolin e organizimit të personave që do të

kryejnë ekzekutimin e shtetasit Arben Ndoka; shtetasi Marklen Haka në rolin e siguruesit të

vrasësve, të ruajtjes, si dhe të ndjekjes të shtetasit Arben Ndoka.

Referuar të dhënave të përftuara janë ndërmarrë të gjitha mjetet dhe janë krijuar kushtet për

vrasjen e shtetasit Arben Ndoka, në datën 28.01.2021, kur ky të shkonte për kafe dhe qokë në

Rrugën e "Elbasanit”, tek pallati i kuq i Zamirit, pasi kishte vdekur një gjyqtar nga Lezha.

Të nesërmen nga komunikimet e pasqyruara, më datë 28.01.2021, shtetasi Durim Bami ka shkuar

në vendin ku mendohej se mund të vinte shtetasi Arben Ndoka me qëllim vrasjen e këtij të fundit.

Pasi ka pritur deri në orën 16:04 duke marrë informacion nga Marklen Haka për ardhjen e

shtetasit Arben Ndoka, është larguar pasi Marklen Haka i thotë që të mos rrijë më aty pasi nuk

vjen më sonte Arben Ndoka. Gjithashtu dhe më datë 29.01.2021 shtetasi Durim Bami ka

komunikuar me shtetasin Endrit Dokle për të marrë informacion nga ky i fundit për ardhjen e

shtetasit Arben Ndoka. Endrit Dokle i tregon se do të paguajë çfarëdo lloj shume për ta marrë këtë

informacion, por nuk kishte ndonjë informacion të ri.

Për sa më lart, duke qenë se informacioni për vendndodhjen aktuale dhe ardhjen e mundshme të

shtetasit Arben Ndoka për vizitë nuk u realizua, për arsye objektive dhe të pavarura nga

organizatorët dhe pjesëmarrësit, vrasja e shtetasit Arben Ndoka nuk u krye.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme