Kronika 28 June 2026, 11:32 Nga VNA

Cili zyrtar e informoi Armando Pacanin se ndaj tij ka urdhër arrest nga Gjermania?

Ndaje në Whatsapp
Cili zyrtar e informoi Armando Pacanin se ndaj tij ka urdhër arrest nga

Një nga episodet më të forta të dosjes së SPAK ngre një pikëpyetje alarmante: kush kishte akses në dokumente sekrete të Interpolit dhe Ministrisë së Drejtësisë dhe ia vuri ato në dispozicion një prej personave më të kërkuar nga autoritetet gjermane? Sipas dosjes, Armando Pacani jo vetëm u njoftua paraprakisht se ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arrest nga Gjermania, por mori edhe fotografi të dokumenteve zyrtare që vërtetonin këtë fakt. Deri më sot, SPAK nuk ka mundur të identifikojë personin që nxori këto dokumente konfidenciale nga institucionet shtetërore.

Armando Pacani, i njohur me nofkën Forbes/Tirana në një nga llogaritë e tij në Sky ECC u informua nga një person ende i paidentifikuar se ndaj tij autoritetet gjermane kishin firmosur urdhër-arrest. Nw dosjen e SPAK rezulton se Pacani ka mundur tw sigurojw dokumentin e urdhër-arrestit. SPAK ende nuk ka mundur të identifikojë personin qw dispononte shkresat zyrtare tw Interpolit dhe MInistrisw sw Drejtesisw, dokumenta tw cilat konsiderohen sekret.

Përmbajtja e dosjes

Një person I paidemntifikuar I dërgon Pacanit mesazhet me këtë përmbajtje; “Ktu kam vetëm shkresën me vete”, “se ishin gjermanisht, |do përjkthejnë ata”, “kjo qe kam, është shkresë që tregon nr e vendimit të gjermanisë dhe datat e tjera”. Pacani I shkruan: “ër ca janë data”.

Personi tjetër i dërgon foton e një shkrese.

“Nga përmbajtja e shkresës rezulton se urdjër arresti ka numrin 703 Gs 255/20 dhe shikohet vetëm pjesa 4.02.2022, e cila është data e urdhrit. SPAK ka kryer verefkime për urdhrin e arrestit, nëse i përket shtetasit Armando Pacanit, të cilit i janë cuar foto të dokumentit përmes Sky ECC.

Në një foto të dytë personi i paidentifikuar i shkruan Pacanit: “Vlla se lart janë të dhënat, emri ditëlindja…”. Më pas i nis një shkresë të ministrisë së Drejtësisë.

Pasi i dërgon foton i shkruan: “Të kanë shkruajtur dhe me nji emër tjetër motërq…”

Nga informacionet e marra nga Interpol Tirana ka rezultuar se shtetasi Armando Pacani është i shpallur në kërkim ndërkomvbëtar ngë Wiesbaden/ Gjermani dhe Interpol Brazili.

“Nga shqyrtimi i dokumentit “Red Notice” lëshuar nga interpol WËiesnaden/ Gjermani rezulton e ky shtetas është shpallur në kërkim nga Gjykata e Dormundit Gjermani me nr numrin 703 Gs 255/20 datë 4.02.2022”, theksohet në dosjen e SPAK.

Armando Pacani është kreu i një prej grupimeve kriminale që furnziohej me kokainë nga Salvatore Shpëtim Ali.

Organizata e këtij të fundit ka furnizuar me kokainë dhe grupet e drejtuara nga Dritan Gjika, Eldi Dizdari alias Denis Matoshi, Sokol Bibaj e Jetmir Pepaj.

Organizata e Aliut u godit nga SPAK për shkak se u firmosën 10 urdhër-arreste, ndërsa u sekuestruan 150 mln euro pasuri.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme