Kronika 26 April 2025, 11:57 Nga VNA

BKH dhe SPAK “zbarkojnë” në Elbasan për zgjedhjet e 11 majit, prokurori Olsi Dado në krye të grupit të monitorimit në terren

Ndaje në Whatsapp
BKH dhe SPAK “zbarkojnë” në Elbasan për zgjedhjet e

Këtë fundjavë dhjetra agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH),  prokurorë specialë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) kanë zbarkuar në qytetin e Elbasanit.

Prania e tyre është vënë re nga qytetarët ndërkohë mbërritja e tyre në këtë qytet në një numër kaq të madh nuk ishte vënë re më parë që nga koha e fillimit të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare që do mbahen në 11 Maj.

Ky monitorim i rreptë që po i bëhet fushatës zgjedhore në Qarkun e Elbasanit nga ana BKH dhe SPAK ka mbëshetjen edhe një makineri e tërë monitorimi  nga OSBE, Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) si edhe Agjencia e Inteligjencës Financiare .

Të gjitha këto struktura janë vendosur në gadishmëri të plotë për të kontrolluar çdo  cënim të procesit zgjedhor dhe çdo lëvizje të kandidatëve për deputetë .

Aktiviteti i tyre elektoral dhe i mbështetësve të tyre  është nën vëzhgim të rreptë në çdo moment .

BKH dhe SPAK janë duke monitoruar gjithçka në këtë proces zgjedhor në Qarkun e Elbasanit duke filluar nga përdorimi i burimeve publike, abuzimi me administratën, qarkullimi i parave të pista, ndikimi i krimit të organizuar dhe çdo tentativë për blerje votash.

Burime zyrtare bëjnë me dije se angazhimi i organeve ligjzbatuese ka për qëllim garantimin e pastërtinë e procesit zgjedhor të 11 Majit. Qarku i Elbasanit sipas burimeve zyrtare  është nga më të “blinduarit ” ndër 12 qarqet e Shqipërisë në këtë proces zgjedhor .

Grupi i monitorimit i kryesuar nga prokurori Olsi Dado janë duke ndjekur në terren në kohë reale të gjitha zhvillimet që lidhen me procesin elektoral dhe hetuesit janë duke punuat me pajisje  me teknologji të avancuar që dokumentojnë çdo shkelje në këtë proces zgjedhor.

Rreziku është po kaq potencial edhe për vetë kandidatët për deputetë.

Kush kapet në shkelje gjatë këtij procesi rrezikon jo vetëm të humbasë mandatin, por të përfundojë edhe para ligjit.

Ndërkohë edhe media është në monitorim për mënyrën e përfshirjes dhe pasqyrimit të zhvillimeve  gjatë këtij procesi zgjedhor.

Media të ndryshme dhe sidomos disa portale kohët e fundit rezulton se kanë publikuar lajme të pavërteta duke aluduar për konflikte dhe dhunë fizike.

Një nga rastet më të fundit ishte ai i publikuar nga disa portale ku deklarohej se ishte dhunuar dhe i ishin shkaktuar plagë të rënda një personi në qytetin e Librazhdit , lajm i cili rezultoi se ishte sajesë për të njollosur procesin e qetë elektoral.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme