Politika 11 October 2024, 20:03 Nga VNA

“Betejë pa kthim për rrëzimin e qeverisë”, Berisha: Opozita ka ngritur në këmbë një gjeneratë të përmbysë regjimin

Ndaje në Whatsapp
“Betejë pa kthim për rrëzimin e qeverisë”,

Kryetari i PD, Sali Berisha në protestën poshtë ballkonit të shtëpisë, është shprehur se beteja pa kthim e opozitës është një betejë e historisë.

Berisha tha se opozita ka ngritur në këmbë një gjeneratë që ka marrë përsipër të përmbysë diktaturën dhe regjimin.

Më tej ai është zotuar se me ardhjen e tij në pushtet do të rrisë pensionet dhe rrogat dhe do të presë me gërshërë të forta lidhjet e pushtetit me krimin.

“Beteja jonë pa kthim është betejë e historisë. Është betejë në të cilën një gjeneratë e ngritur në këmbë merr përsipër të përmbysë diktaturën e bazuar në krimin dhe drogën, të përmbysë regjimin e iragnizatave kriminale shtetëtore në qeveri, parlament, narkopolici, narkodrejtësi dhe institucione të tjera. Jam këtu për tu zotuar për të prerë me gërshërë të forta lidhjet e pushtetit me krimin, për të luftuar me zero tolerancë trafiqet dhe drogën që po shkatërrojnë këtë vend”, tha Berisha.

 

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme