Politika 11 October 2024, 18:33 Nga VNA

Vizita në Hungari, ja dy marrëveshjet që firmosën Rama dhe Orban

Ndaje në Whatsapp
Vizita në Hungari, ja dy marrëveshjet që firmosën Rama dhe

Kryeministri Edi Rama ishte sot për një vizitë zyrtare në Hungari ku u takua me homologun e tij, Viktor Orban. Krerët e shteteve firmosën dy marrëveshje në fushën e bujqësisë dhe administratën publike.

Në një konferencë të përbashkët, Rama tha se këto marrëveshje do të ndihmojnë Shqipërinë në procesin e integrimit. Ai gjithashtu deklaroi se folën edhe për investimet në vendin tonë.

“Dy marrëveshje në fushën e bujqësisë dhe administratës politike, e cila është shumë e rëndësishme për të gjitha ato vende që janë në procesin e anëtarësimit. Folëm edhe për investimet dhe i thashë Orban-it që ndihemi të inkurajuar që shoqëritë hungareze po investojnë, shifrat janë të pazakonta krahasuar me vende si Shqipëria në madhësi, 350 mln euro, shifër domethënëse për ekonominë tonë”, theksoi kryeministri.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme