Politika 4 May 2024, 12:20 Nga VNA

Basha: Amnistia u bë për të korruptuarit, shuplakë për drejtësinë

Ndaje në Whatsapp
Basha: Amnistia u bë për të korruptuarit, shuplakë për

Kreu i PD Basha në një takim me degën 3 të PD, foli për procesin e amnistisë ku tha se  e zvarritën sa e zvarritën procesin derisa e bënë për të korruptuarit

"Që kur erdhi procesi i amnistisë, ne dolëm në radhë të parë para demokratëve, pastaj para qytetarëve dhe ju thamë: po është një proces normal humanitar. Partia Demokratike e mbështet. Ka dy qëndrime, qëndrimi parë nuk mund të përfitojnë njerëzit të cilët janë të dënuar nga GJKKO, për arsyen e thjesht se këta njerëz kanë vjedhur nga xhepat e shqiptarëve, kanë shkelur mbi mundin e tyre, janë tallur me djersën dhe gjakun e tyre. Sepse duke i liruar këta që u arrestuan u gjykuan, u dënuan si rezultat i reformës në drejtësi, lëshohet një mesazh i qartë: ju i dënoni ne i lirojmë. Që është një shuplakë jo vetëm në fytyrën e drejtësisë, por është një grusht në barkun e zbrazur të miliona shqiptarëve, të mijëra e mijëra shqiptarëve që kanë zbritur nivelin e tyre të jetesës, pikërisht prej korupsionit të këtyre zyrtarëve. Dhe së dyti, qëndrimi i dytë, të përfitojnë nga amnistia të gjithë protestuesit e Partisë Demokratike, të gjithë protestuesit e opozitës dhe qytetarëve të tjerë të cilët janë ngritur kundër korrupsionit dhe kanë një vit, dy vite, tre vite e më shumë që vërtiten dyerve të gjykatave, sepse patën guximin të protestonin kundër korrupsionit. Këto ishin dy qëndrimet tona. E zvaritën sa e zvarritën amnistinë derisa një ditë të bukur thanë ejani të bëjmë amnistinë, sepse brenda kishin futur atë që në gjuhën popullore quhet “mishi i dhisë”. Amnisti me mish dhie do të thotë amnisti për të korruptuarit dhe jo për protestuesit kundër korrupsionit. Këtë bënë. Por nuk e bënin dotë pa disa vota nga ata që ulen në atë karrige me votat e opozitës. Me mundin, djersën dhe gjakun e demokratëve." tha Basha

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme