Kronika 8 May 2024, 13:53 Nga VNA

Arrestohet 31 vjeçari i shpallur në kërkim për drogë

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet 31 vjeçari i shpallur në kërkim për drogë

Arrestohet shtetasi D.Sh i shpallur në kërkim për shitje të narkotikëve. Per 31 vjeçarin e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit  "Tempulli 2" Gjykata e Shkodrës ka kërkuar arrest me burg

Njoftimi i plotë:

Shkodër/ Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim, i akuzuar nga Gjykata e Shkodrës për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, kapen dhe ndaluan shtetasin D. Sh., 31 vjeç, banues në Shkodër.

Për 31-vjeçarin e kërkuar në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë “Tempulli 2”, Gjykata e Shkodrës, me vendimin e datës 22.04.2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme