Kronika 8 May 2024, 10:45 Nga VNA

Dosja Babale/ Shtyhet gjyqi për Ervin Salianjin

Ndaje në Whatsapp

Shtyhet në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm seanca e radhës për Ervin Salianjin i akuzuar për kallëzim të rremë per dosjen Babale. Shkak u bë mungesa e avokatit Indrit Sefa që mbron gazetarin Jetmir Olldashi. Përmes një shkrese dorëzuar në gjykatë Sefa shprehej se ishte në pamundësi për tu paraqitur për shkak të gjendjes shëndetësore. Ardian Visha që mbron interesat e palës së dëmtuar Geron Xhafaj, vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa theksoi kërkoi të caktohet një avokat kryesisht, pasi po zvarritet procesi. "Tregues nuk eshte vetem koecidenca e semundjes se avokteve, por edhe mungesa e të gjithë deputetëve që vijnë gjithmonë në seancë", tha ai.

Në kushtet kur ishte e pamundur zhvillohej seanca, gjykata e shtyu për në datë 22 maj.

Deputeti Salianji është denuar me 1 vit burgim nga gjykata e Tiranës për kallëzim te rremë, pasi denoncoi nga selia e PD-së dhe ngriti dyshime për përfshirje te Geron Xhafajt ns trafik droge.

Prorkuroria tha se gjithcka ishte inskenim dhe zeri i Geron Xhafaj në një audiopërgjim me Babalen ishte imituar nga Fredi Alizoti. Pas denoncimit Geron Xhafaj udhëtoi drejt Italisë ku vuajti një dënim për cështje droge.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme