Kronika 7 May 2024, 13:53 Nga VNA

Gjykata jep vendimin për shkaktarin e vetvrasjes së nënës me 3 fëmijët, Erdgys Arrazin

Ndaje në Whatsapp
Gjykata jep vendimin për shkaktarin e vetvrasjes së nënës me

Është lënë në burg nga Gjykata e Shkodrës 31-vjeçari Erdgys Arrazi, i cili akuzohet se shtyu drejt vetëvrasjes bashkëshorten e tij, Alma Arrazi që u vetëmbyt në lumin e Bunës së bashku me tre fëmijët e tyre.

Togat e zeza kanë caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij, ndërsa pak minuta më parë është gjetur edhe trupi i pajetë i bashkëshortes në ujërat në afërsi të fshatit Pentar të njësisë Dajç. Tashmë me gjetjen e nënës përfundon operacioni i gjetjes së katër kufomave të familjes Arrazi, 38-vjeçares dhe tre fëmijëve.

Mbrëmjen e së shtunës, 4 maj, në mënyrë rastësore nga një peshkatar i zonës u gjet trupi i vajzës 9 vjeçare. Ndërkohë pas kërkimeve të panderprera u gjet edhe trupi i vajzës 8-vjeçare më 6 Maj dhe ditën e sotme i djalit 3-vjeçar, si edhe nënës së tyre.

Dyshohet se shkak i kësaj ngjarje të rëndë tragjike ka qenë dhuna që bashkëshorti, Erdgys Arrizi ka ushtruar ndaj saj dhe fëmijëve.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme