Kronika 8 May 2024, 10:30 Nga VNA

I dënuar në Itali/ Prokuroria e Durrësit sekuestron pasuritë

Ndaje në Whatsapp

Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar pasuritë e shtetasit S.Gj., i dënuar në Shqipëri dhe Itali për veprën “Pjesëmarrje në organizatë kriminale në trafikimin e lëndëve narkotike”

Shtetasi S.Gj është deklaruar fajtor dhe dënuar për veprën penale të “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë së një herë, i dënuar me  7 vjet e 4 muaj burgim.

Policia gjyqësore ka kryer hetime dhe janë siguruar prova e fakte, se shtetasi S.Gj., dhe familjarët e tij, kanë në pronësi pasuri që nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe se ka dyshime të arsyeshme të mbështetura në prova e fakte që këto pasuri rrjedhin nga veprimtaria e paligjshme e kriminale të shtetasit S.Gj., për të cilat është kërkuar vendosja e masës së sigurimit pasuror sekuestro preventive bazuar në nenin 174 të Kodit Procedurës Penale.

Investimet e realizuara në fushën e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme të kryera nga shtetasi S.Gj., dhe familjarët e tij, nuk justifikohen nga të ardhurat e tyre dhe diferenca e pajustifikuar nga burime të ligjshme është në shumën rreth 30 milionë lekë. Janë bërë verifikime dhe ka rezultuar se Gjykata e Milanos nw Itali, e ka dënuar shtetasin S.Gj., me 24 vjet e 2 muaj burgim për veprën penale të “Pjesëmarrje në organizatë kriminale në trafikimin e lëndëve narkotike” dhe Zyra e Interpol Tiranë e ka shpallur në kërkim me qëllim ekstradimin e shtetasit S.Gj., në Itali.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme