Sociale 25 December 2024, 09:58 Nga VNA

Aldor Nini i Acromax që kontrollon FB dhe Youtube në Shqipëri i shqetësuar për Tik-Tok/

Ndaje në Whatsapp
Aldor Nini i Acromax që kontrollon FB dhe Youtube në Shqipëri i

Drejtuesi i Acromax, Aldor Nini, deklaroi se TikTok është i vetmi rrjet social që nuk mund të menaxhohet, duke e cilësuar këtë platformë si një sfidë për menaxhimin e informacionit, veçanërisht në kontekste delikate si zgjedhjet.

Nini mori një shembull hipotetik, duke shpjeguar se nëse një skandal shpërthen një ditë para zgjedhjeve, ai mund të menaxhohet në platforma si Facebook, Instagram apo YouTube, por jo në TikTok. Arsyeja, sipas tij, është se kjo platformë ka një akses të gjerë dhe të pakontrollueshëm, duke bërë të mundur që përmbajtja të arrijë deri te banori i fshatit më të largët të vendit.

“Nëse një ditë para zgjedhjeve, teorikisht, ndodh një skandal… Në TV mund të menaxhohet, në Instagram ka një audiencë të caktuar, në Facebook menaxhohet, në YouTube menaxhohet, në TikTok mund të marrë përmasa të mëdha dhe mund ta shikojë edhe ai që jeton në fshatin më të humbur. Kjo mund të ndikojë frikshëm në rezultatin e zgjedhjeve. Kjo është një sfidë për të dyja palët, si për opozitën, ashtu edhe për qeverinë,” tha Nini.

Acromax, kompania që drejton zoti Nini, është e vetmja në Shqipëri që ka kontakte të drejtpërdrejta me platforma si Facebook dhe YouTube. Kjo kompani ka qenë shpeshherë në qendër të akuzave nga opozita dhe disa media, të cilat e kanë kritikuar për rolin e saj në censurimin e përmbajtjeve kritike ndaj qeverisë dhe për heqjen e lajmeve nga këto platforma.

Si një klient i njohur i qeverisë dhe kryetarit të bashkisë, Acromax është akuzuar për përdorimin e kontakteve të saj për të favorizuar censurën në dobi të qeverisë. Shqetësimi i zotit Nini duket se lidhet me faktin që TikTok, deri më tani, mbetet një platformë ku kompanitë apo aktorët politikë nuk kanë arritur të orientojnë politikat e “Rilindjes” apo të kontrollojnë përmbajtjet.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme