Sociale 24 December 2024, 19:46 Nga VNA

‘Betlehemi i gjallë’: rituali që risjell skenat biblike në veri të Shqipërisë

Ndaje në Whatsapp

Tashmë prej shtatë vitesh banorët e fshatit Hajmel dhe zonave përreth inskenojnë ritualin e “Betlehemit të gjallë”, ku qindra aktorë vullnetarë sjellin në jetë skena biblike të antikitetit, teksa mijëra vizitorë vijnë për të kundruar skenat në qiell të hapur përgjatë katër orëve.

Nën qiellin e vrenjtur të një pasditeje Dhjetori, në fshatin Hajmel që shtrihet mes Lezhës e Shkodrës, dëgjohen së largu zërat e qindra banorëve që po përgatiten të nisin inskenimin e ritualit “Betlehemi i gjallë”, fare pak ditë përpara Krishtlindjeve.

Teksa mijëra vizitorë presin radhën të hapen dyert e shfaqjes, aktorë amatorë të veshur me rroba tradicionale nga koha e para lindjes së Krishtit kanë zënë vendet në shtëpizat prej druri dhe kashte të përgatitura prej muajsh enkas nga ata për këtë inskenim.

Tradita e “Betlehemit të gjallë” në veri të Shqipërisë e ka zanafillën në vitin 2018, kur prej shtatë vitesh në prag të Krishtlindjeve banorë të fshatrave Hajmel, Nënshat, dhe Dheu i Lehtë përfshihen në mënyrë vullnetare në organizimin e këtij rituali që risjell skena biblike të antikitetit.

“Kjo nuk është vetëm diçka religjioze. Kjo shkon përtej besimit, është një kombinim i aktrimit, teatrales, besimit dhe artit”, i tha BIRN Mark Hilaj, aktor profesionist dhe njëkohësisht një prej organizatorëve të ritualit që prej fillesave të tij.

Banorët aktrojnë role të ndryshme në qiell të hapur, duke filluar që prej rrahjes së hekurit, mjekimit të plagëve për të sëmurët, bluarjes së miellit dhe përgatitjes së bukës, kujdesit për fëmijët, lindjes së Jezusit, e shumë të tjera.

Fretërit Kapuçinë në Shqipëri kujdesen për çdo detaj të mbarëvajtjes së ritualit që prej fillimit në orën 16:00 deri në mbyllje të tij në orën 20:00.

“Çdo vit ne ndërrojmë disi skenat, në mënyrë që gjithmonë të ketë diçka ndryshe për vizitorët”, i tha BIRN fra Gjon Shtjefni, një prej fretërve Kapuçinë që merret me organizimin e ritualit.

Inskenimi Betlehemi i Gjallë do të mbahet edhe në dy data të tjera për vizitorët, më 26 Dhjetor dhe 2 Janar./BIRN/

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme