Sociale 24 December 2024, 15:38 Nga VNA

Imzot Arjan Doda mesazh urimi në vigjilje të Krishtlindjeve: Fëmijët kanë nevojë për familje e edukatorë

Ndaje në Whatsapp

Imzot Arjan Dodaj përcolli një mesazh për të gjithë besimtarët katolikë në vigjilje të festës së Krishtlindjeve. Dodaj e cilësoi Tokën si një dhuratë të shenjtë për njerëzimin, duke theksuar rëndësinë e dashurisë dhe mbrojtjes së saj.

Ai u bëri thirrje të gjithëve që të promovojnë dashurinë dhe të angazhohen për ruajtjen e natyrës, një mesazh i veçantë për të nxitur përkujdesje ndaj mjedisit në këtë periudhë reflektimi.

“Në këtë Krishtlindje na viziton duke u bërë fëmijë. Zoti na viziton në çdo fëmijë që vjen në jetë. Asnjë fëmijë nuk është gabim apo rastësi, por dhuratë. Sa nevojë ka vendi ynë sot për fëmijë, e sa nevojë kanë fëmijët tanë për familje, edukatorë, politika pro jetës e familjes, përndryshe jemi të destinuar drejt shuarjes me shifrat alarmuese të zbrasjes demografike. Sa nevojë kemi për të rikuperuar një ndërgjegjësim të ri të dashurisë për atë që zoti ka krijuar. Të lejojmë të edukohemi dhe të edukojmë fëmijët tanë se Toka është një dhuratë e shenjtë për të gjithë, e cila ka nevojë pas 30 vjet zaptimi e konsumimi. Të promovojë natyrën mahnitëse që na ka dhuruar Zoti dhe na kanë dhënë të parët tanë që nga kohët e lashta, kështu edhe ne t’ia dhurojmë fëmijëve tanë. Çfarë toke, deti, qielli dhe ajri. Me vete nuk do të marrim asgjë përveç veprave të dashurisë dhe bamirësisë, parfumin etë cilaver na e ka lënë një shqiptare e madhe, e shenjta Tereza.

Të rikuperojmë dialogun duke kapërcyer pengesat e indiferencës dhe paragjykimit, veçanërisht politikanët mund të mësojnë të politikë më të shëndetshme për të ndihmuar popullatën për të dezintoksikohet nga politika e dhunës dhe vulgaritetit.

lg.php.gif

Të dashur vëllezër e motra po hapet një vit plot shpresë, 2025 vjet nga ardhja e Krishtit. Zoti fëmijë është drita e vërtetë e zemrës së njerëzimit. Jezusi me zemrën e tij njerëzore dhe hyjnore, e bën zemrën më të hapur, zemrën si i themi ne, të bardhë. Gëzuar për shumë mot të gjithë shqiptarëve Krishtlindjen”, u shpreh ai.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme