Sociale 24 December 2024, 16:08 Nga VNA

Bashkia Tiranë, rrit taksat e pastrim gjelbërimit pa asnjë njoftim për profesionistët e lirë

Ndaje në Whatsapp
Bashkia Tiranë, rrit taksat e pastrim gjelbërimit pa asnjë

Një skandal i vërtetë është shënuar ditët e fundit nga administrata e tatimore e Bashkisë Tiranë, ku mijëra profesionistëve të lirë u kanë ndryshuar fashën tatimore. Burime për VNA bëjnë me dije se bizneset janë futur në fasho tjetër tatimi në vitin 2023, por janë njohur me këtë fakt në fund të 2024. Madje ata ankohen se Tatimet u kërkojnë përveçse më shumë taksë bashkie, edhe kamatëvonesat. "Taksa e bashkisë progresive, nga 6500 në vit, 155 në vit. A thu se profesionisti i lirë do harxhojë më shumë për pastrim dhe gjelbërim", shprehen të revoltuar, profesionistët e lirë, duke mos i lënë asnjë mundësi ankimimi pasi Bashkia i bllokon llogaritë e bankës. "Dhe s'kishin çfarë bënin do i paguanin njerëzit. Pra, unë deri dje isha në rregull me çdo detyrim, duke likujduar këto njoftimet e detyrimit nga e-Albania, dhe një javë më vonë, jam debitor te bashkia 230 mijë lek" deklarojnë bizneset. Një situatë e tillë është e pakonceptueshme, në një kohë që çdo shërbim në shtet është i mbyllur dhe çdo gjë funksionon online, duke mos dhënë asnjë mundësi ankimimi.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme