Kronika 24 May 2024, 17:24 Nga VNA

Akuzoi babain për përdhunim por ekspertiza e nxorri “zbuluar” vajzën, avokati: I ati i mori telefonin pasi kishte biseda të papërshtatshme

Ndaje në Whatsapp

E mitura në Durrës, e cila denoncoi babain e saj se ka abuzuar seksualisht  me të prej katër vitesh, doli “zbuluar” nga ekzaminimi mjeko-ligjor, në të cilin rezultoi e virgjër.

Pas kësaj, vajza ka mohuar akuzat dhe është shprehur se denoncimin e ka bërë pasi i ati i kishte marrë telefonin dhe nuk po ia kthente më.

Avokati i Bledar Rakos, është shprehur se ky i fundit ia kishte marrë telefonin vajzës së tij pasi kishte gjetur biseda të papërshtatshme me shoqen e saj dhe kjo bërë që vajza të arrijë deri në atë pikë sa edhe të shpik atë histori.

lg.php.gif

Ai shton se vajza fillimisht është konsultuar me të ëmën e saj dhe më pas ka komunikuar edhe me psikologen e shkollës.

“Palët hoqën dorë dhe nuk kërkuan urdhër mbrojtje. Ajo ka ndodhur në një moment kur vajza kishte pasur përplasje me babain, pasi prej ditësh nuk e lejonte të komunikonte me telefon, pasi i kishte gjetur biseda të papërshtatshme me një shoqen e saj. Kjo ishte e vërteta.

lg.php.gif

Kjo ka sjellë reagimin të njëanshëm të vajzës që ka arritur deri në atë veprim. Eshtë konsultuar me të ëmën dhe pas konsultës me nënën ka komunikuar me psikologen e shkollës, e cila menjëherë ka bërë denoncimin” tha fillimisht avokati.

Në lidhje me faktin se pse nëna dhe vajza nuk morën pjesë në seancë, avokati u shpreh se nuk i lejoi gjyqtarja e çështjes.

“Nuk i lejoi gjyqtarja e cështjes. Ata kishin dëshirë, por i përzunë nga salla. Unë them se është bërë në mënyrë të njëanshme nga ana e gjykatës, në mënyrë që të mos administroheshin deklarimet, pasi këto ishin marrë nga 4 oficerë policie gjyqësore. Jo nga i njëjtë dhe në mënyrë jo të përshtatshme. Janë marrë vetëm ato pjesë që implikonin babain.

Në seanca edhe nëna edhe e bija e mohuan si veprim. E bija tha se ky është një veprim i pamatur i saj” shtoi  avokati.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme