Kronika 23 May 2024, 11:29 Nga VNA

320 kg drogë me destinacion Shqipërinë në Portin e Pireut

Ndaje në Whatsapp
320 kg drogë me destinacion Shqipërinë në Portin e Pireut

Rreth 320 kg kokainë janë sekuestruar gjatë orëve të para të mëngjesit në Portin e Pireut. Mësohet se sasia e madhe e drogës është zbuluar në dy konteinerë me karkaleca që vinte nga Amerika Latine dhe kishte destinacion përfundimtar Shqipërinë prej nga do të bëhej shpërndarja drejt vendeve të Europës.

Për këtë rast mësohet se janë arrestuar gjithsej Jasona Mërkuri, 54-vjeç, Aleksandër Mërkuri 45-vjeç, Marsel Stafaj 36-vjeç dhe greku Ioannis Biglakis 64-vjeç. Jasona Mërkuri rezulton i shpallur në kërkim nga policia greke prej marsit 2017, si financues dhe organizator i një laboratori të drogave sintetike Captagon, ku gjatë një operacioni të policisë u sekuestruan 634 mijë e 246 tableta si edhe u arrestuan disa persona mes të cilëve kunati i tij. Ai përdorte dhe identitetet Andrea Mërkuri dhe Azdren Muharremi. Po ashtu mësohet se ky person ka përdorur më para pasaportë serbe.

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme