Kronika 23 May 2024, 09:29 Nga VNA

Vodhën para nga bankat e vendeve të BE/Masat për 2 shqiptarët

Ndaje në Whatsapp
Vodhën para nga bankat e vendeve të BE/Masat për 2

Gjykata e Durrësit ka vendosur si masë sigurie atë të arrestit në shtëpi për shtetasit: Taulant Demerxhiu dhe Vladimir Kokomani.

Demerxhiu dhe Kokomani u arrestuan tre ditë më parë me një sasi të madhe Euro, që dyshohet se ishin grabitur në bankat e BE.

VENDOSI:

  1. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë personit nën hetim V.K..
  2. Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim V.K., atë të “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, duke u detyruar personi nën hetim V.K.të qëndrojë dhe të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në Shijak, fshatin Hardhishtë, banesë private, 2-katëshe.
  3. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim V. K. nga ambientet e paraburgimit nëse nuk mbahet apo nëse nuk duhet të mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
  4. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë personit nën hetim T. D.
  5. Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim T.D, atë të “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, duke u detyruar personi nën hetim T. D. të qëndrojë dhe të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në Fushë-Krujë, Zallë, banesë private, 2-katëshe.
  6. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim T. D. nga ambientet e paraburgimit nëse nuk mbahet apo nëse nuk duhet të mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
  7. Zbatimi dhe mbikëqyrja e kësaj mase të bëhet nga oficerët e policisë gjyqësore që mbulojnë vendbanimin e personit nën hetim.
  8. Zbatimi dhe mbikëqyrja e kësaj mase të bëhet nga oficerët e policisë gjyqësore që mbulojnë vendbanimin e personit nën hetim.
  9. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme