Kronika 22 May 2024, 13:15 Nga VNA

Hetimi pasuror i zyrtarëve ka dhënë rezultate dhe është procedurë gati e zakonshme/ Altin Dumani sqaron ç’po ndodh me hetimet e zyrtarëve të lartë.

Ndaje në Whatsapp
Hetimi pasuror i zyrtarëve ka dhënë rezultate dhe është

Kreu i SPAK Altin Dumani foli sot dhe për hetimin pasuror të zyrtarëve të lartë. Një ditë më parë u mësua se SPAK ka nisur hetimin pasuror për kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, bashkëshorten, vëllain dhe mamanë e tij.

Sot Dumani sqaroi se krahas mbledhjes së provave prokurorët e Spak bëjnë dhe hetimin pasuror të të ardhurave dhe pasurive të zyrtarëve të lartë. Tashmë kjo sipas tij është praktikë normale. Sipas kreut të SPAK nëse konstatohen shkelje apo abuzime mund të nisë dhe procedimi pasuror. Që pasohet dhe me sekuestrime preventive siç ka ndodhur në disa raste. Dumani sqaroi se kjo procedurë është pjesë integrale e ligjit Antimafia të adaptuar në Shqipëri. Ai pohoi se fokusimi tek pasuritë e zyrtarëve nën hetim ka dhënë rezultate të dukshme.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme