Kronika 21 May 2024, 23:14 Nga VNA

Plagoset me armë 24-vjeçari në Durrës, forca të shumta policie shkojnnë në vendngjarje

Ndaje në Whatsapp
Plagoset me armë 24-vjeçari në Durrës, forca të

Një 24-vjeçar është paraqitur sot në spitalin e Durrësit, i cili kishte një plagë me armë zjarri në këmbë.

Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje, ndërsa bëhet me dije se forca të shumta policie dhe Policisë  dhe  drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë shkuar në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollin e zonës.

Njoftimi i policisë:

Në Spitalin Rajonal Durrës, ka shkuar për  ndihmë mjeksore, i plagosur në këmbë me armë zjarri në afërsi të banesës, në rrethana ende të  paqarta, shtetasi E.B, 24 vjeç, banues në Shënavlash.

Në vendngjarje kanë  shkuar forca të shumta të Policisë  dhe  drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollin e zonës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme