Kronika 21 May 2024, 17:39 Nga VNA

Ish-kreu i IKMT Sarandë mbetet në burg, GJKKO nuk ndryshon masën e sigurisë

Ndaje në Whatsapp
Ish-kreu i IKMT Sarandë mbetet në burg, GJKKO nuk ndryshon masën

GJKKO ka rrëzuar kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë për Julian Prenin, ish-kreun e IKMT Sarandë, i arrestuar për shpërdorim detyre. Por sipas një denoncimi që çoi në arrestimin e Prenit, ai akuzohej se kishte marrë ryshfet 6 mijë euro, gjë që nuk arriti të provohej. Në kushte të tilla, ai po hetohet për shpërdorim detyre.

Njoftimi nga GJKKO

  1. Kërkuesi Julian Preni më datën 16.05.2024, Nr. 297 Regj.Themeltar, ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” caktuar me vendimin nr. 115 datë 25.10.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me një masë më të butë.
  2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Elteva Deda dhe Erjon Bani, me vendimin Nr. 297, datë 21.05.2024 vendosi:
  3. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/të pandehurit Julian Preni.
  4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, afat i cili do të fillojë nga dita e njoftimit të vendimit.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme