Sociale 26 July 2026, 17:36 Nga VNA

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, përplaset karrotreci që transportonte një automjet

Ndaje në Whatsapp
Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, përplaset karrotreci që

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin kombëtar Librazhd–Elbasan, ku është përfshirë një karrotrec që transportonte një automjet.

Sipas informacioneve paraprake, karrotreci ishte nisur për të tërhequr një mjet që dyshohet se kishte pësuar një defekt të rëndë në këtë segment rrugor. Gjatë transportimit, ai u përfshi në një aksident, duke krijuar për disa momente rrezik për drejtuesit e tjerë të mjeteve që qarkullonin në zonë.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale. Lëvizja e automjeteve vijoi me kujdes deri në normalizimin e situatës.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta. Grupi hetimor pritet të zbardhë dinamikën e plotë të ngjarjes, ndërsa deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme