Sociale 26 July 2026, 08:07 Nga VNA

Zbulim i rrallë në Llogara, speleologët gjejnë një shpellë 70 metra të thellë me eshtra kafshësh të egra

Ndaje në Whatsapp
Zbulim i rrallë në Llogara, speleologët gjejnë një

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, brenda Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër me thellësi rreth 70 metra, pothuajse tërësisht vertikale, duke e kthyer atë në një nga zbulimet më interesante të kohëve të fundit në zonë.

Sipas anëtarëve të ekspeditës, në fund të shpellës u has një grumbull i madh gurësh, i cili dyshohet se ka bllokuar vazhdimin e galerisë, duke lënë të hapur mundësinë që shpella të shtrihet edhe më tej.

Gjatë eksplorimit u konstatua gjithashtu prania e një numri të madh eshtrash kafshësh të egra, mes tyre të derrit të egër, drerit, ujkut, dhelprës dhe specieve të tjera, çka e bën zbulimin me interes jo vetëm speleologjik, por edhe shkencor.

Ekspertët pritet të zhvillojnë ekspedita të tjera për të përcaktuar nëse shpella ka vazhdim përtej bllokimit me gurë, si dhe për të dokumentuar karakteristikat gjeologjike, biologjike dhe natyrore të saj. Zbulimi konsiderohet një mundësi e rëndësishme për studime të mëtejshme mbi trashëgiminë natyrore të Parkut Kombëtar të Llogarasë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme