Sociale 24 July 2026, 11:32 Nga VNA

Aksident me vdekje në aksin Elbasan–Peqin, humb jetën 73-vjeçari

Ndaje në Whatsapp
Aksident me vdekje në aksin Elbasan–Peqin, humb jetën

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e së premtes në aksin rrugor Elbasan–Peqin, pranë fshatit Përparim.

Sipas informacioneve paraprake, një furgon ka përplasur këmbësorin Agim Hoxha, 73 vjeç, i cili po lëvizte në zonë. Aksidenti ndodhi pak pas orës 10:00, ndërsa si pasojë e përplasjes së fortë, i moshuari pësoi dëmtime të rënda, të cilave nuk mundi t’u mbijetojë.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit, si edhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në ngjarjen tragjike.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme