Sociale 23 July 2026, 09:37 Nga VNA

Tensione te Parlamenti, protestuesit çajnë kordonin e policisë! Dy efektivë të plagosur gjatë përplasjeve

Ndaje në Whatsapp
Tensione te Parlamenti, protestuesit çajnë kordonin e policisë!

Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë kanë shënuar momentet më të tensionuara të protestës së zhvilluar pranë Kuvendit.

Protestuesit tentuan të bllokonin kryqëzimin e Unazës, në afërsi të Rrugës së Elbasanit, pasi nuk u lejuan nga efektivët të afroheshin drejt godinës së Parlamentit.

Më herët, ata hoqën dy gardhe metalike të vendosura në anën e qendrës, ndërsa një tjetër barrierë ishte ngritur nga policia në kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit, për të penguar marshimin drejt Kuvendit.

Gjatë përplasjeve, protestuesit qëlluan në drejtim të uniformave blu me vezë, domate dhe shishe uji, duke çarë edhe gardhin metalik të vendosur për garantimin e perimetrit të sigurisë.

Si pasojë e incidenteve, dy punonjës policie mbetën të lënduar. Njëri prej tyre ka pësuar dëmtime të lehta, ndërsa efektivi tjetër ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje mbërriti një ambulancë, e cila transportoi dy policët drejt spitalit për trajtim mjekësor.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa forca të shumta policie vijojnë të jenë të vendosura në perimetrin e Kuvendit për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të protestës.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme