Sociale 22 July 2026, 13:39 Nga VNA

Armand Zhuka i OSSH Berat skualifikon ofertën më të mirë, tenderi 1.6 mln euro shkon te “SENKA” dhe “Salillari” që janë nën hetim nga SPAK

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-07-22 at 1.26.57 PM.jpeg

Drejtoria Rajonale e OSSH Berat është institucioni i radhës që zhvillon një procedurë prokurimi duke skualifikuar ofertën më ekonomike. Bëhet fjalë për tenderin që ka si objekt rikonstruksionin e kabinave elektrike dhe përmirësimin e rrjetit të tensionit të ulët me kabllo ajrore të izoluara në zonën e Skraparit.

Për realizimin e këtij projekti, OSSH Berat kishte parashikuar një fond limit prej 149.9 milionë lekësh, ose rreth 1.6 milionë euro. Sipas dokumenteve të tenderit, punimet duhet të përfundojnë brenda rreth 7 muajve e gjysmë.11111.PNG

Në garë morën pjesë dy oferta. Bashkimi i operatorëve “K.M.K & Caushi M” paraqiti ofertën prej 136 milionë lekësh, ndërsa operatori ekonomik “SENKA” ofertën prej 146 milionë lekësh.

Megjithatë, institucioni i drejtuar nga Armand Zhuka skualifikoi bashkimin e operatorëve “K.M.K & Caushi M” me argumentin e “mosplotësimit të kritereve”, ndonëse oferta e tij ishte rreth 10.1 milionë lekë më e ulët se ajo e konkurrentit. Si pasojë, në garë mbeti vetëm kompania “SENKA”, e cila u shpall fituese e tenderit.

2222.PNG

Një tjetër element që bie në sy është se “SENKA” është mbështetur në ofertën e saj te kompanitë “SALILLARI” sh.p.k., “NDREGJONI” sh.p.k. dhe “KURTI UNIBLLOK” sh.p.k. për plotësimin e kritereve të kualifikimit. Kjo do të thotë se këto subjekte kanë marrë përsipër t'i vënë në dispozicion operatorit fitues kapacitetet ose burimet e tyre gjatë zbatimit të kontratës, sipas angazhimeve të paraqitura në procedurën e prokurimit.

Përfshirja e “SALILLARI” si subjekt mbështetës nxjerr në pah edhe një tjetër fakt. Si “SENKA”, ashtu edhe “SALILLARI”, vijojnë të sigurojnë kontrata publike nga institucione në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndonëse të dyja kompanitë janë përfshirë në hetimet e Prokurorisë së Posaçme.

Në janar të këtij viti, SPAK zgjeroi hetimet në dosjen që lidhet me ish-zëvendëskryeministren dhe ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke ushtruar kontrolle në disa kompani të sektorit të ndërtimit. Mes tyre ishin edhe “SALILLARI”, në pronësi të biznesmenit Pëllumb Salillari, si dhe “SENKA”, në pronësi të Ylli dhe Donika Senka.

Ndërsa hetimet e SPAK vijojnë, kompanitë në fjalë vazhdojnë të përfitojnë kontrata me vlerë miliona euro nga institucione në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, edhe në raste kur në procedurat e prokurimit paraqiten oferta më të ulëta nga operatorë të tjerë që më pas skualifikohen.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme