Sociale 21 July 2026, 17:31 Nga VNA

Rakip Suli 'lëshon dorën' për asfalt rrugësh në Kamëz para zgjedhjeve vendore, duke 'djegur' ofertat më ekonomike

Ndaje në Whatsapp

ChatGPT Image Jul 21, 2026, 05_30_48 PM.png

Disa muaj përpara zgjedhjeve vendore, Bashkia e Kamzës ka intensifikuar punën për asfaltimin e rrugëve në të gjithë territorin e saj. Kjo rritje e ritmit vihet re qartë në numrin e lartë të tenderave publikë të shpallur gjatë muajit të fundit, me fokus të veçantë në restaurimin dhe shtrimin e akseve rrugore.

Megjithatë, ashtu si në shumë procedura të tjera prokurimi publik, shqetësim kryesor mbetet shkalla e konkurrencës. Në mjaft raste, ofertat financiare më të ulëta skualifikohen nga gara, duke bërë që fitues të shpallen subjekte me oferta më të larta ekonomike.

E njëjta ecuri është reflektuar edhe në tenderin e fundit të zhvilluar nga Bashkia e Kamzës. Procedura që ka si objekt riasfaltimin e rrugëve "Liria", "Lazam Troci", "Rozafa", "Bujan", "Skënderbeu" dhe segmentit përkatës, si dhe shtrimin me asfalt për herë të parë të 65 segmenteve rrugore në Kamëz, Paskuqan dhe Laknas. Fondi limit i përcaktuar nga bashkia arrin në rreth 1.5 miliardë lekë të vjetra, rreth 1.5 milionë euro, ndërsa afati i parashikuar për përfundimin e punimeve është dy muaj nga lidhja e kontratës.

Segmente 1.PNGSegmente 2.PNG

Në këtë procedurë prokurimi morën pjesë 21 kompani, nga të cilat 7 u skualifikuan. Në përfundim, fitues u shpall bashkimi i operatorëve “COLOMBO & NDERTUESI 2014”, me një ofertë prej 902 milionë lekësh.

Ajo që bie në sy është se mes kompanive të skualifikuara për mosplotësim kriteresh ndodheshin edhe dy oferta më ekonomike se ajo e fituesit. Më konkretisht, subjekti “COMPANY RIVIERA 2008” kishte paraqitur një ofertë prej 881 milionë lekësh, rreth 21 milionë lekë më pak se fituesi, ndërsa kompania “2N” kishte konkurruar me vlerën 899 milionë lekë.

Vendimarrje të tilla ngrenë pikëpyetje mbi kriteret e përdorura dhe menaxhimin e fondeve publike në prag fushate. Përtej procedurave teknike dhe argumenteve zyrtare, asfalti në prag zgjedhjesh vijon të mbeten një nga kartat kryesore politike të përdorura ndër vite në këtë bashki.

Rëndësi ka që asfalti të shkëlqejë ditën e votimit, sepse se çfarë bëhet me paratë e taksapaguesve dhe sa do të zgjasë ajo rrugë pas zgjedhjeve, kjo është një histori tjetër.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme