Sociale 19 July 2026, 12:13 Nga VNA

Aksident në Rrugën e Kombit pranë Rubikut, dy të lënduar nxirren nga automjeti

Ndaje në Whatsapp
Aksident në Rrugën e Kombit pranë Rubikut, dy të

Një aksident rrugor është regjistruar në segmentin e Rrugës së Kombit, në afërsi të Rubikut.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident është përfshirë një automjet, ndërsa për nxjerrjen e dy personave që ndodheshin brenda mjetit është dashur ndërhyrja e ekipeve të emergjencës.

Të lënduarit kanë pësuar dëmtime, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Pasi morën ndihmën e parë në vendngjarje, ata u transportuan në spital për kontrolle dhe trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme