Sociale 21 July 2026, 09:55 Nga VNA

Korçë/ 66-vjeçari gjendet i pajetë brenda makinës së përfshirë nga flakët, dyshohet se u vetëdogj

Ndaje në Whatsapp
Korçë/ 66-vjeçari gjendet i pajetë brenda makinës

 

Një 66-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një automjeti që u përfshi nga flakët mëngjesin e kësaj të hëne në lagjen nr. 10 të Korçës.

Sipas Policisë, rreth orës 08:40, një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët. Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses, të cilat konstatuan se në sediljen e parë të pasagjerit ndodhej pa shenja jete shtetasi I. Ç., rreth 66 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 66-vjeçari i ka vënë vetë flakën automjetit, duke i dhënë fund jetës. Sipas burimeve paraprake, ai jetonte i vetëm pas problemeve familjare, ndërsa bashkëshortja dhe dy fëmijët e çiftit ndodhen në Greqi.

Policia ka gjetur edhe një shënim të lënë nga viktima para aktit ekstrem, ku ai shkruante: “Po iki se nuk jam sjellë mirë me familjen”.

Paraprakisht dyshohet se ndjenja e fajit për marrëdhëniet e vështira brenda familjes mund ta ketë shtyrë 66-vjeçarin drejt këtij veprimi, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme