Sociale 21 July 2026, 10:21 Nga VNA

Avioni i linjës Ryanair Londër–Tiranë bëri një ndalesë të paplanifikuar në Luksemburg, fluturimi vijon drejt Tiranës

Ndaje në Whatsapp
Avioni i linjës Ryanair Londër–Tiranë bëri një

Avioni i linjës Ryanair, që po fluturonte nga aeroporti Stansted i Londrës drejt Tiranës, bëri një ndalesë të paplanifikuar në aeroportin e Luksemburgut.

Fluturimi ishte nisur në orën 06:05, sipas orës lokale. Pas ndalesës, udhëtimi ka vijuar normalisht me të njëjtin avion, i cili është nisur sërish drejt Tiranës dhe pritet të mbërrijë në aeroportin “Nënë Tereza” rreth orës 11:00.

Burime nga aeroporti i Tiranës bëjnë me dije se gjithçka është zhvilluar sipas protokolleve të sigurisë dhe se fluturimi po vijon normalisht drejt destinacionit. Ndërkohë, kompania Ryanair nuk ka dhënë ende një shpjegim zyrtar për arsyen e ndalesës së paplanifikuar në Luksemburg.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme