Sociale 23 July 2026, 08:52 Nga VNA

Protesta e 54-t para Kuvendit, tensione me policinë pas bllokimit të hyrjes

Ndaje në Whatsapp
Protesta e 54-t para Kuvendit, tensione me policinë pas bllokimit

 

Qytetarët janë mbledhur këtë të enjte përpara Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa mbahet seanca e fundit plenare e kësaj periudhe, në kuadër të protestës që hyn në ditën e saj të 54-t.

Me pankarta në duar dhe thirrje si “Parlamenti i krimit”, “Rama, jep dorëheqjen” dhe “Nuk na përfaqësoni”, protestuesit marshuan drejt godinës së Kuvendit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime politike.

Sipas organizatorëve, qëllimi i protestës është t’u përcillet deputetëve mesazhi se qytetarët nuk ndihen të përfaqësuar nga parlamenti aktual dhe kërkojnë reagim ndaj shqetësimeve të tyre.

“T’i tregojmë parlamentit që nuk na përfaqësojnë dhe që nuk jemi të kënaqur me punën që ata bëjnë. Në ditët e ardhshme kemi përgatitur disa gjëra interesante”, deklaruan aktivistët.

Pak para nisjes së protestës, Policia e Shtetit bllokoi hyrjen drejt Kuvendit nga ana e Rrugës së Elbasanit, pranë urës, duke mos lejuar kalimin e qytetarëve drejt zonës ku po zhvillohet tubimi.

Bllokimi solli momente tensioni, pasi disa protestues debatuan me efektivët e policisë, duke kundërshtuar ndalimin e kalimit. Pavarësisht debatit, policia vijoi të mbajë të bllokuar hyrjen drejt Parlamentit.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme