Sociale 23 July 2026, 10:50 Nga VNA

Shtrenjtohen me 8 lekë çmimi i naftës, arrin 206 lekë për litër

Ndaje në Whatsapp
Shtrenjtohen me 8 lekë çmimi i naftës, arrin 206 lekë

Çmimi i naftës në tregun vendas ka pësuar një tjetër rritje, duke arritur në 206 lekë për litër, nga 198 lekë që tregtohej vetëm një javë më parë. Ndërkohë, çmimi i benzinës ka mbetur i pandryshuar në 189 lekë për litër.

Rritja e çmimit të naftës lidhet me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare, pasi Shqipëria e siguron këtë produkt përmes importeve. Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ka shtyrë çmimin e naftës bruto deri në 91 dollarë për fuçi, duke ushtruar presion mbi tregjet globale.

Situata është përkeqësuar edhe nga deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka paralajmëruar një përshkallëzim të mëtejshëm të veprimeve ushtarake ndaj Iranit, përfshirë mundësinë e një sulmi ndaj një objekti bërthamor. Kjo ka rritur pasigurinë në tregjet e energjisë dhe shqetësimet për furnizimin me naftë.

Analistët paralajmërojnë se çdo ndërprerje e qarkullimit të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit, nga ku kalon rreth 20% e furnizimit botëror me naftë, mund ta çojë çmimin e naftës deri në 120 dollarë për fuçi, duke sjellë rritje të mëtejshme edhe në tregun shqiptar.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme