Sociale 25 July 2026, 19:51 Nga VNA

Zjarret shkatërruese në Francë dhe Spanjë, mbi 270 mijë persona evakuohen, një viktimë dhe qindra zjarrfikës në betejë me flakët

Ndaje në Whatsapp
Zjarret shkatërruese në Francë dhe Spanjë, mbi 270 mijë

Franca dhe Spanja po përballen me një nga valët më të rënda të zjarreve të viteve të fundit, ndërsa flakët që kanë përfshirë prej disa ditësh zona të gjera në jugperëndim të Francës dhe Spanjën qendrore kanë detyruar qindra mijëra banorë dhe turistë të largohen nga shtëpitë dhe vendpushimet.

Situata ka detyruar autoritetet spanjolle të shpallin gjendje emergjente kombëtare, ndërsa në Francë është angazhuar edhe ushtria për të ndihmuar në përballimin e krizës. Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, paralajmëroi se vendi do të përballet me orë të vështira, teksa lufta me flakët vijon.

Operacionet po mbështeten edhe nga Bashkimi Evropian. Helikopterë zjarrfikës nga Portugalia, Suedia, Gjermania, Republika Çeke, Sllovakia dhe Zvicra janë dërguar për të ndihmuar autoritetet franceze dhe spanjolle në shuarjen e zjarreve.

Në Spanjë është konfirmuar një viktimë në rajonin e Valencias, ndërsa disa persona të tjerë janë transportuar në spital me djegie dhe probleme në frymëmarrje si pasojë e tymit.

Ndërkohë, qeveria franceze ka dislokuar mijëra ushtarë në zonat e prekura dhe ka shpërndarë rreth 1.5 milionë maska mbrojtëse për banorët. Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të shumë zonave në jugperëndim të vendit, të cilat tashmë janë boshatisur për shkak të rrezikut.

Sipas të dhënave të deritanishme, mbi 200 mijë persona janë evakuuar në Francë dhe më shumë se 70 mijë në Spanjë, ndërsa përpjekjet për vënien nën kontroll të flakëve vazhdojnë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme