Sociale 26 July 2026, 16:41 Nga VNA

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë, flakët rrezikojnë pyjet dhe bizneset pranë zonës

Ndaje në Whatsapp
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë, flakët

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer pasditen e së dielës në Pyllin e Sodës në Vlorë, duke mbuluar një pjesë të qytetit me re të dendura tymi.

Vatra e zjarrit ndodhet brenda pyllit me pisha, pranë vijës hekurudhore në zonën e Zvërnecit. Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era, duke rrezikuar një sipërfaqe të madhe me pyje e bimësi, si dhe bizneset dhe ambientet pranë zonës.

Në terren po punojnë forcat zjarrfikëse, të mbështetura nga strukturat e emergjencës, ndërsa në ndihmë të tyre janë bashkuar edhe banorë dhe pushues, të cilët po kontribuojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet pranë zonës së prekur dhe të respektojnë udhëzimet e forcave në terren, ndërsa operacioni për vënien nën kontroll të zjarrit vijon.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme