Kronika 25 August 2024, 17:00 Nga VNA

Aksident në aksin Berat-Dimal, shkak parakalim i gabuar

Ndaje në Whatsapp
Aksident në aksin Berat-Dimal, shkak parakalim i gabuar

Një aksident ka ndodhur në aksin Berat-Dimal, në fshatin Moravë.

Automjeti tip Mercedes Benz, ka bërë një parakalim të gabuar, duke bërë që mjeti që kishte pëballë, tip Tojota Korola, në tentativë për ta shmangur, ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës.

Mësohet se drejtuesi i mjetit Tojota ka dalë nga mjeti pa lëndime të rënda. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore, të cilët po kryejnë edhe këqyrjen e vendngjarjes, për të kuptuar shkakun dhe dinamikën e plotë të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit tip Mercedes Benz është shoqëruar në polici, si i dyshuari “shkaktar” i aksidentit, ku edhe do t’i kryhet testi i alkoolit.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme