Kronika 25 August 2024, 11:12 Nga VNA

Ishte pjesë e grupit që u shiste armë mafiozëve shqiptar, dalin fotot e arrestimit të Admir Tutajt në Kolumbi

Ndaje në Whatsapp

Kanë dale pamjet nga arrestimi i Admir Tutajt në Kolumbi, operacion i cili u organizua ditën e premte.

Tutaj shihet i prangosur dhe i shoqëruar nga efektivët kolumbiane.

Ai u arrestua pasi ishte person i shpallur në kërkim nga Gjykata Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nën akuzën e trafikut të armëve.

Sipas mediave kolumbiane, Tutaj drejtonte logjistikën dhe transportin për shitjen në treg të zi të armëve të zjarrit me rreze të mesme dhe të gjatë, të cilat përdoreshin nga grupet mafioze shqiptare.

 

 

 

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme