Kronika 24 August 2024, 09:34 Nga VNA

Escort Tirana/ Arrestohet tutorja kineze e shpallur në kërkim

Ndaje në Whatsapp
Escort Tirana/ Arrestohet tutorja kineze e shpallur në kërkim

Shtetasja kineze e shpallur në kërkim nën dyshimet që shfrytëzonin vajza për prostitucion është arrestuar në Rinas.

Më parë u arrestua 52-vjeçarja Yhong Yang banuese në Tiranë, ndërsa nbashkëpunëtorja e saj N.D. 38 vjeçe nga Kina banuese në Tiranë e cila u arrestua sot u shpall në kërkim.

2 shtetaset kineze rekrutonin shtetase te huaja në rrjetet sociale, e më pas i shfrytëzonin si punonjëse seksi në vendin tonë.

Në momentin që vajzat e rekrutuara kineze apo filipineze tentonin të hiqnin dorë nga prostituimi ata iu bënin presion dhe shantazh me atë në fotove dhe iu merrnin shuma deri në 15 mijë euro. Fotot e vajzave shpërndahehsin në faqen “Escort Tirana”.

Tiranë

Vijon operacioni policor i koduar "Red Light 2", i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Rinas.

Arrestohet një 38-vjeçare, shtetase kineze, e implikuar në veprimtarinë kriminale të shfrytëzimit të prostitucionit.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe ato të Komisariatit të Policisë Rinas, në zbatim të planit të masave të përbashkët për goditjen e krimeve kufitare, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se në pkk Rinas, do të kalonte një shtetase në kërkim, për shfrytëzim prostitucioni, kanë vijuar operacionin policor të koduar "Red light 2".

Si rezultat i tij u ndalua shtetasja kineze N. D., 38 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim për veprat penale "Shfrytëzimi prostiucionit", "Mbajtja e lokaleve për prostitucion", "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", dhe "Dëmtime te tjera me dashje", parashikuar nga nenet 114, 115, 109-b, 90 të Kodit Penal.

38-vjeçarja së bashku me shtetasen Y. Y., 52 vjeçe (arrestuar më parë gjatë operacionit), dyshohet se rekrutonin shtetase kineze dhe filipineze të cilat më pas i shfrytëzonin për prostitucion. Në momentin që vajzat e rekrutuara kërkonin të tërhiqeshin nga ky aktivitet kriminal, dy shtetaset e arrestuara, me anë të fotove të publikuara në faqen "Escort Tirana", ushtronin dhunë ndaj tyre dhe presion ndaj familjarëve të vajzave të rekturuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Video

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme