Kronika 25 August 2024, 10:56 Nga VNA

Detaje nga ngjarja në Astir/ E pa nga ballkoni kur Amarildo i ngacmoi të fejuarën, 25 vjeçari mori thikën dhe zbriti ta godiste për vdekje

Ndaje në Whatsapp
Detaje nga ngjarja në Astir/ E pa nga ballkoni kur Amarildo i ngacmoi

Kanë dalët detaje të tjera në lidhje me ngjarjen tragjike ka ndodhur pasditen e djeshme në zonën e Astirit në Tiranë, ku një 34-vjeçar ka humbur jetën pas një sulmi të dhunshëm me thikë.

Mësohet se 25-vjeçari Darmend Keli, duke parë nga ballkoni i shtëpisë së tij, ka vërejtur se i fejuara e tij po ngacmohej nga Amarildo Hoxhallari. 25-vjeçari më pas ka marrë një thikë nga shtëpia dhe ka zbritur për t'u përballur me Hoxhallarin. Sipas burimeve, dy burrat janë konfliktuar fizikisht dhe më pas Keli e ka goditur 34-vjeçarin katër herë me thikë.

Amarildo Hoxhallari i cili banonte në Yzberisht, nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë në spital. Autori i dyshuar është arrestuar menjëherë pas ngjarjes nga policia.

Gjithashtu mësohet se viktima rezulton që në 2015 të jetë arrestuar si organizator i atentati ndaj Pajtim Serjanit, i njohur dhe si miku i Shullazit. Në atentatin e 5 janarit 2015 mbeti i plagosur polici Roland Mete dhe Pajtim Serjani.

 

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme