Kronika 25 August 2024, 12:16 Nga VNA

Gjykata lë në burg 23-vjeçarin që vrau të moshuarin në Faik Ajdini

Ndaje në Whatsapp
Gjykata lë në burg 23-vjeçarin që vrau të moshuarin

Blerti Kanushi, 23-vjeçari i cili akuzohet se është autori i vrasjes së 72-vjeçari Faik Ajdini në Memaliaj është lënë në burg pa afat nga Gjykata e Gjirokastrës. Ndërsa për Darovi Hajdinin është caktuar masa e sigurisë arrest në shtëpi pasi akuzohet për zhdukje të provave të krimit.

Prokurori Bledar Bala përgjatë 30 minutave ka sqaruar me detaje rrethanat e ngjarjes se ndodhur ne fshatin Zhapokikë, ku ka sqaruar dhe dokumentuar me prova materiale veprimtarinë e Blerti Kanushit.

Kanushi ka qëndruar përgjatë gjithë kohës i heshtur dhe nuk ka reaguar në asnjë moment duke ua lënë të drejtën e reagimit avokatit të tij Malo Sadikaj. Ky i fundit dhe avokati tjetër i te arrestuarës, Agron Iljazi, në fjalën e tyre kane sqaruar pozitën e klientëve te tyre duke kërkuar masë më të lehtë.

Me pas, kryesuesja e seancës Entela Selmanaj ka vendosur masën arrest ne burg për Blerti Kanushin dhe arrest në shtëpi për Darovi Hajdini.

 

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme