Kronika 25 August 2024, 12:39 Nga VNA

Hetimet ndaj Kurum, dyshime për përfshirje në trasportin e mbetjeve toksike, Prokuroria sekuestron dokumentat

Ndaje në Whatsapp
Hetimet ndaj Kurum, dyshime për përfshirje në trasportin e

Prokuroria e Durrësit vijon hetimet për skandalin e transportit të mbetjeve që dyshohet se janë toksike dhe ndodhen në dy anije në rrugën e kthimit drejt Shqipërisë.

Burime të VNA bëjnë me dije se veç marrjes në pyetje të Gjovana Sokolajt, administratores së kompanisë Sokolaj shpk që ka kryer transportin, Prokuroria e Durrësit ka nisr hetimet dhe për kompaninë KURUM. Janë sekuestruar ndërkohë dhe dokumentacioni i kompanisë Sokolaj, KURUM, Doganës së Durrësit sikundër është nisur letërporosia për dokumentacionin e kompanisë DS minerals d.o.o në Kroaci, edhe kjo në pronësi të Gjovana Sokolajt. Nëpërmjet kësaj kompanie është kryer transporti final dhe analizat e kampioneve të mbetjeve qé Sokolaj pretendon se janë oksid hekuri (siç është shkruar dhe në dokumentacionin shoqërues) por që dyshohet se janë mbetje toksike të prodhurata nga KURUM.

Alarmi që këto mbetje toksike janë nisur nga Porti i Durrësit u dha para dy javësh nga organizatat ndërkombëtare të mbrojtjes së mjedisit. Në Shqipëri ka veç pak ditë që skandali ka nxitur reagimin e qeverisë. Kjo e fundit ka deklaruar se nuk do të pranojë apriori kthimin e anijeve në Shqipëri, ndërsa KURUM me publikimin e skandalit ka mbyllur fabrikat duke ndërprerë në mënyrë të njëanshme kontratat me 500 punëtorë.

Vijimi i hetimeve pritet të hedhë dritë mbi këtë skandal. Transporti i mbetjeve të dyshuara si toksike me gjasë ka vite që ndodh dhe në shumë raste qeveria ka mbyllur njërin sy përballë këtij fakti duke mbrojtur interesat e KURUM. Mesa duket dinamikat e reja të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Turqisë kanë bërë që Edi Rama të mos jetë më aq i kujdesshëm ndaj interesave të kompanisë turke KURUM që mesa duket po shkon drejt marrjes së përgjegjësisë më të madhe për transportin ilegal të mbetjeve toksike.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme