Kronika 22 November 2024, 18:28 Nga VNA

Aksident i rëndë në fshatin Dragot, plagosen tre persona

Ndaje në Whatsapp
Aksident i rëndë në fshatin Dragot, plagosen tre persona

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar gjatë pasdites së sotme në fshatin Dragot, në aksin rrugor Belsh-Kuçovë.

Automjeti i drejtuar nga 21-vjeçari Henric Xherimeja ka dalë nga rruga pasi drejtuesi humbi kontrollin e mjetit.

Në automjet ndodheshin edhe dy pasagjerë, shtetasit Saimir Kamberaj dhe Paula Mema. Nga aksidenti, Paula Mema ka pësuar dëmtime të rënda në kokë dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Rrethit të Beratit, përpara se të dërgohej në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Ndërkohë, dy të plagosurit e tjerë po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Beratit dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton shkaqet e aksidentit.

Video

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme